TIRANE-Një aksident është shënuar në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Bllokut, pranë urës së Lanës. Dy makina, një ‘Golf’ me targa AA701 HJ dhe një ‘Benz’ me targa AA522TD janë përplasur.
Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka përfunduar në murin e ambasadës ruse në Tiranë.
Fatmirësisht drejtuesit e dy automjeteve nuk kanë pësuar lëndime të rënda.