TIRANE - Një këmbësore grua mbeti e vdekur në një aksident rrugor këtë mëngjes në rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë zonës së njohur me emrin “Misto Mame”, në kryeqytet.
Rajmonda Haldeda 44 vjeçe nga Tirana, ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër kur u përplas nga një automjet Volkswagen Golf AA 708 KN, që drejtohej nga një person, i cili u ndalua nga policia.
Incidenti ndodhi kur gruaja, kishte kaluar një korsi rruge përpara një autobusi dhe ishte duke tentuar të kalonte në anën tjetër të saj, kur u mor përpara nga automjeti Volkswagen Golf.
Nga përplasja gruaja mbeti e vdekur në vend, pa pasur mundësi t’i jepej ndihma e parë.
Policia nisi hetimet për aksidentin, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit u mor masa e arrestit në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit, deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Dyshimet e hetuesve janë se gruaja mund të ketë ndërprerë rrugën veturës në mënyrë të papritur. Policia mori dëshmi të disa personave, si dhe deklarimin e shoferit i cili ka pretenduar ndërprerjen e rrugës.
Pritet që një akt- ekspertimi të përcaktojë edhe shkakun e aksidentit.

Foto të tjera..
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Shqiptarja.com

FOTO