Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë.

Një mjet tip “Foristrad", me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë, ka rënë në humnerë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.