Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë ku një automjet ‘Hunday’ ka përfunduar në kanal. 

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Mes tyre është plagosur edhe çifti i të moshuarve që gjendeshin në automjet dhe po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës. 

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.