Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Aksidenti është regjistruar në rrugën e lumit të Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Komento