Aksident në Vorë, vdes emigranti
plagoset vajza që ishte me të

Aksident në Vorë, vdes emigranti<br />plagoset vajza që ishte me të
TIRANE- Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht në Vorë.

Autovetura e drejtuar nga 32-vjeçari Martin Shane, nga Gjirokastra, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një të vdekur e një të plagosur.

Burime nga policia, por edhe nga Spitali i Traumës në Tiranë, kanë bërë të ditur, se si pasojë e rrëshqitjes së makinës dhe përplasjes, ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit, Shane, emigrant në Angli, ndërsa është plagosur vajza 20 vjeçare që ndodhej në makinë me të, Elizabeta Shatëri.

Vajza ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës. Policia ka nisur hetimet për aksidentin që ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit, ndërsa mendohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe rrëshqitja e mjetit nga lagështira në rrugë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit