Aksident në xhiron e fundit dhe Piastri i McLaren fitues, mbyllet Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1

Aksident në xhiron e fundit dhe Piastri i McLaren fitues, mbyllet Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1

Momenti i nisjes së garës

Piloti australian i McLaren Oscar Piastri ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit këtë të dielë. Edhe pse u nis i dyti, 23-vjeçari arriti që në fund të priste i pari vijën e finishit, duke lënë pas Charls Leclerc të Ferrarit i cili u nis i pari në Baku.

Në podium u ngjit edhe Rusell i Marcedes, ndërsa pilotët që duelojnë për titull kampion Lando Norris i McLaren dhe Verstappen i Red Bull u renditën respektivisht në vendin e 4 dhe të 5. Për tu theksuar se në xhiron e fundit të garës Carlos Sainz i Ferrarit dhe Sergio Perez i Red Bull u përplasën duke përfunduar jashtë. Kur kanë mbetur edhe 7 gara nga fundi i sezonit Vertsappen udhëheq renditjen për pilot me 303 pikë, 62 më shumë se Lando Norris.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Ushqimet që nuk skadojnë kurrë, zbuloni se cilat janë produktet më jetëgjata

Ushqimet që nuk skadojnë kurrë, zbuloni se cilat janë produktet më jetëgjata