Lamtumirë: Dje humba një mik!

Lamtumirë: Dje humba një mik!

Kreshnik Spahiu

Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat më kapluan trupin dhe toka më rrëshqiti nën këmbë. Piva tre kafe ekspres të mblidhja veten.

Ishim rritur bashkë,
Ishim shkolluar bashkë,
Kishim punuar disa herë bashkë,
Kishim ndarë bukën në ditë të vështira.
Kishim qarë dhe qeshur të dy, në çdo gëzim dhe hidhërim.

Ai nuk ishte më aty. U nda krejt papritur, atëherë kur askush nuk e imagjinonte.

Nuk u nda nga jeta jo, as nga bota.
Thjesht, ai u largua nga facebooku im.
Harroi miqësinë 30 vjeçare. Harroi që ishim si vëllezër.
U ligështova dhe s’dija ku gabova, por morra guximin dhe i shkrova.

I dashur mik, i dashur vëlla,

Ku të kam lënduar? Në punë, në familje, në shoqëri, në biznes, në fis, në fe, apo në planet e tua?
Ku të kam shkelur dhe s’kam kuptuar?

Mesazhi i tij tronditës erdhi me dy fjalë: -

“Kreshnik, ti më ke sharë kryetarin e partisë! 
Kam frikë se ai na sheh që unë të bëj LIKE.  
Kam frikë se na shohin që jemi miq në Facebook.
Kam frikë se ata e bëjnë lidhjen se jemi shok.
Unë LIKE i bëj vetë njerzve të partisë”

Së fundmi e kuptova që s’kisha humb vetëm dje një mik, por edhe pardje një mik tjetër, madje dy apo tre ditë më parë disa miq më shumë sepse kisha sharë edhe kryetarin e partisë tjetër!

Kishin vdekur mijëra miq apo mikesha sepse unë tashmë isha: “Armiku i partive”

Lamtumirë dhe udha e mbarë o mik, sepse ti kurrë nuk e kishe merituar miqësinë time!
Mos u kthe më kurrë, sepse ne tashmë jetojmë në dy botë të ndryshme.

Të vdekurit nuk ngjallen...

Nuk do e harroj kurrë nënën tënde kur na gatuante dhe mirëpriste në shtëpinë tuaj. Ishte një grua e mrekullueshme, që të rriti me mundime. Ajo ishte krenar për ty.

A po më lexon or mik?

Po flas për nënën tënde, që të bëri kokën, jo për “nënën parti”
Gjithsesi nuk më mbetet tjetër veç të të uroj:

Të rroftë partia me kryetarin, se ti aty ke lidh gomarin. 

Sinqerisht
Kreshniku Spahiu

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piro: 14/09/2024 20:15

    Mire qe miku jot e ka lidhur gomarin tek partia e Berishes,po ti. Mos te duket Rame hajdutiqe po vjedh gjithe Shqiperine me i mire? Personin qe thua nuk e njoh,por besoj se nuk i ka ardhur keq per largimin tend,ai nuk ka humbur nje shok,por nje patronazhist. Merr edhe ti nje kocke nga Rama,se emigracioni eshte i veshtire,nuk perballohet me punen e pjatalaresit qe ben ti,duhet dhe kocka e drames se Shqiperise. Ti nuk le ekran duke lehur si qen kunder Berishes,por nuk thua nje fjale per Ali Baben ne 40 hajdute. Mos dil me be ekrane se te ka dale boja fare,o derdimen!

    Përgjigju
  • Artan Zekaj: 14/09/2024 19:11

    Respekte kujtimit té tij! Fatkeqësisht po I humbasim të gjithë! Paskemi qenë fole lepujsh.... Një komb që imiton Kadri Hazbiun... Partia ime, mé dënon...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës