TIRANË- Një kamion ka përplasur këmbësorin në zonën e Yrshekut në Tiranë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, A.SH ka goditur në mesditë 65-vjeçarin, Ali Fuçian.
I moshuari ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër dhe në këtë moment është goditur nga kamioni. Këto janë fotot ekskluzive nga vendi i aksidentit të shkrepura nga fotoreporteri i Shqiptarja.com në vendngjarje ndërsa trupi i viktimës Ali Fuçia ndodhej poshtë kamionit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit, ndërkohë që ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se Ali Fuçia i ka prerë rrugën kamionit dhe përplasja ka qenë fatale për të. Ali Fuçia është babai i gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Policia thotë se po kryen verifikime për aksidentin, ndërsa ka qenë shoferi i kamionit që ka lajmëruar uniformat blu.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe forcat policore kanë shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit me iniciale A. Sh..
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 09.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.