Një aksident është shënuar pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur 'Ura e Trrenit'.
Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit e njërit prej automjeteve që shkonte në drejtim të Bilishtit.
Ky automjet është përplasur me një mjet në drejtim të kundërt e për pasojë në po të njëjtin drejtim është përplasur edhe mjeti tjetër. Nga përplasja e tyre njëri ka përfunduar përmbys në kanal.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 8 persona, midis tyre edhe 2 fëmijë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)