Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagosen 8 persona! Mes tyre edhe 2 fëmijë

Një aksident është shënuar pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur 'Ura e Trrenit'. 

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit e njërit prej automjeteve që shkonte në drejtim të Bilishtit.

Ky automjet është përplasur me një mjet në drejtim të kundërt e për pasojë në po të njëjtin drejtim është përplasur edhe mjeti tjetër. Nga përplasja e tyre njëri ka përfunduar përmbys në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 8 persona, midis tyre edhe 2 fëmijë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë