SHKODËR-  Një aksident është shënuar mbrëjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik ku mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me mjëtin tip ‘Audi’. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Benz” 20-vjeçari Arif Bajrami. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 21 vjeçari me iniciale R.B, pasagjerja në mjetin “Audi”, 49-vjeçare me inciale D.B., dhe pasagjeri i mjetit “Benz” 20- vjeçari me inciale B.K. Tri të plagosurit ndodhen në kujdesin e mjekve në spitalin rajonal të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Ura e Vrakës", ndërsa dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e mungesës së ndriçimit në rrugë, si edhe lagështira për shkak të reshjeve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç,  ka ndërruar jetë.

Si dhe  është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi  shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit  D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe   shtetasi  B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Përplasje e fortë mes dy makinave në Shkodër, njëra prej tyre e shkatërruar

 

Kjo është fotografia e njërës prej makinave të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër-Koplik. Duket

Duket se përplasja ka qenë mjaft e fortë mes dy automjeteve.