POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident në Nikël, makina shtyp për vdekje këmbësorin (VIDEO)

Një aksident rrugor me pasojë një të vdekur ndodhi rreth orës )5:45 të mëngjesit të sotëm, në aksin Fushë-Krujë - Tiranë në Nikël.

A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar për vdekje, një këmbësor të seksit mashkull, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ky  aks është një zonë e nxehtë aksidentesh. Në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit, dhe janë plagosur mbi 20 persona.

Foto nga vendi i ngjarjes

G.M./b.ha.
Komento

Komente

  • Erik: 14/03/2019 09:04

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur, por shoferi besoj se s'ka faj. Kur leviz me makine heret ne mengjes apo naten kete i lus fatit tim, mos shtypsha ndonje kembesor apo çiklist nga keta qe ecin ne rruge pa asnje sinjalizues ne trup apo ne mjet. Nuk dallohen fare deri ne momentin qe u shkon 1 meter larg me makine.

    Përgjigju
    • Erik: 14/03/2019 18:49

      Mire e ke me 5km/ore duhet ecur ne rruge nacionale, qe mos te kesh shans te parakalosh njeriun ne rruge se biçikleten as qe behet fjale t'i afrohesh me ate shpejtesi. Yyt e ca me tej!

    • Fredi: 14/03/2019 10:17

      Prandaj duhet të ecësh me 5 në orë! Yyyyyyyyt!