Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në superstradën Lezhë-Laç.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave pranë kryqëzimit të Rriles, u plagos drejtuesi i metit 'Skoda'.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.