Vlorë- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një makinë është kthyer përmbys tek zona e ish-shkollës së natës.

Ka qënë shpejtësia e madhe, ajo që ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin dhe të përplasë një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake të policisë nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.