LUSHNJE -  Një autobus me turistë gati sa nuk ka rrezikuar të përfshihej në një aksident në aksin Lushnje - Berat, shpesh i denoncuar nga socialistët dhe banorët për dëmtimet dhe gjendjen e saj tepër të rëndë infrastrukturore. Një makinë tip kamion është përplasur me një bordurë duke u kthyer përmbys dhe duke bllokuar rrugën kombëtare.

Gazetarja, njëkohësisht drejtoreshë e gazetës Shqiptarja.com, Anila Basha që po udhëtonte në këtë aks, tregon se autobusi me tursitë të cilët i ishin drejtuar Beratit, po udhëtonte prapa këtij kamioni.

Fatmirësisht aksidenti përfundoi pa viktima. Edhe shoferi ka arritur të dalë nga kamioni pa plagë të rënda, ndërkohë që gjatë dëshmisë së tij në polici tregoi se i kishte dalë një karrocë me kalë përpara. Në momentin kur ka tentuar të frenojë është përplasur me bordurën e rrugës, dhe është kthyer përmbys.

Deri në orën 13: 58 minuta makina aksidentuar nuk kishte arritur të largohej nga rruga duke krijuar mjaft vështirësi në lëvizjen e makinave.

Aksi rreth 38 km prej kohësh nuk preket dhe është tejet i amortizuar. Asnjë investim nuk është bërë dhe gropat kalojnë gjerësinë deri në 1 metër dhe janë të mbushura me ujë i cili del nga kanali anës rrugës.
(sgShqiptarja.com)