GJIROKASTËR- Dy persona janë plagosur rënë gjatë një aksident rrugor në Gjirokastër, e për pasojë janë nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se furgoni se aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë - Krahës, ku një furgon tip “Renault Master” është përplasur me automjetin tip “Volksëagen". për pasojë drejtuesi i Volkswagen-it dhe pasagjeri, Xh. T. dhe R. K. kanë marrë plagë të rënda, duke bërë që të nisen në Tiranë në gjendje të rëndë. 

Ndërkohë, shoferi i furgoni është arrestuar me akuzën për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".