MIRDITË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka gjetur vdekjen gruaja e identifikuar si D.R., e cila po lëvizte në këmbë. Shoferi, një shqiptar nga Kosova B.R.,po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
"Sot, rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë ,mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia.