VLORE-Nënë e bijë janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Rreth orës 21:45 ato janë përplasur nga një makinë me drejtues B. M. 64 vjeç, banues në Kaninë.

Ngjarja ka ndodhur te Uji i Ftohtë, ndërsa të plagosurat A. R. 40 vjeçe dhe V.L. 60 vjeçe janë dërguar në spital me urgjencë për ndihmën e parë dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi autorin.