Përmbyset makina me familjen dhe gruan shtatzënë në Tiranë, kamioni del nga rruga në Librazhd (VIDEO)

TIRANE-Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 në hyrje të kryeqytetit. Në makinën tip “Benz”  po udhëtonte një familje përkatësisht, bashkëshorti që ishte drejtuesi i mjetit, dy fëmijët dhe gruaja shtatzënë.

Makina është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur duke shkaktuar bllokim të aksit rrugor për disa minuta. Ambulanca shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë familjes.

Report Tv sjell pamjet nga aksidenti pasditen e sotme kur u jepet ndihma e parë të plagosurve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Ky është aksidenti i dytë brenda ditës së sotme, teksa po pasdite u përmbys një kamion me targa të huaja në Librazhd, por pa pasoja.

Kamioni i aksidentuar ne Librazhd

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet