TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë e të një moshuri ka ndodhur në mëngjes në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ngjarja ku ka mbetur i plagosur Kamber Kadria, 74 vjeç ka ndodhur përballë Ministrisë së Shëndetësisë në bulevardin “Bajram Curri”.

I lënduari ka qenë duke kaluar rrugën kur në orën 08.45 minuta një makinë e ka përplasur duke e dëmtuar rëndë. I moshuari është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet nën trajtimin e bluzave të bardha pasi ka marrë plagë të rënda. Policia ka nisur hetimert për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)