Etapa e pestë e edicionit të 2013 të Rally-Dakar shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 7 të tjerëve.

Aksidenti ishte një ndër më tragjikët që është regjistruar në këtë kategori sporti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Peru rreth 10 km në afërsi të kufirit me Kilin ku u përfshinë 3 makina, të cilat u përplasën dhunshëm.

Viktimat ishin pasagjerë të njës prej makinave. Autoritetet peruane kanë hapur menjëherë një hetim rreth ngjarjes.

Përsa i përket rezultateve të javës së pestë, skuadra Mini regjistroi një dopietë me dyshen Nani-Peterhansel, në vendin e dytë

doli amerikani Robby Gordon me Hummer. Etapë parashikonte 172 km nga qyteti i Arequipas në Arica të Kilit.


(d.b/shqiptarja.com)