FUSHË KUQE- Një aksident tragjik është raportuar pak minuta më parë në kryqëzim të Fushë Kuqes në Kurbin. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve ka ndërruar jetë një 2-vjeçar. Shoferi Endri Toma është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:00 të së martës në rrugën dytësore Laç-Fushë Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushë Kuqes". Në këtë aksident u përfshinë dy automjete tip "Benz" me drejtues, Albin Rexhepi dhe mjeti i Endri Tomës.
Rexhepi ishte në mjetin e tij së bashku me gruan Imelda Rexhepi dhe fëmijën e tyre 2 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje. I mituri gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në disa pjesë të trupit, ndërsa mbeten të plagosur dhe dy prindërit e tij.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt në Spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e Qarkut të Lezhës, me një bilanc 1 i vdekur dhe 4 të plagosur.
Sa idiota jeni mor jahu,ngelet tu vdek e tu mar njeres pa' lidhje me qafe,kokrrat e budallejve
Përgjigju