Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, dy makina janë përplasur ku si pasojë ka humbur jetën një 61-vjeçar italian, Paolo de Poli nga Azzano Decimo dhe ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar shqiptar.
Makinat e tyre u përplasën në zonën Gai në San Vendemiano, në kryqëzimin e via Longhena dhe via De Marchi rreth orës 23:00 të së shtunës me orën lokale.
Sipas raportimit të mediave italiane, makina e 61-vjeçarit të tipit Fiat Punto pas përplasjes ka dalur nga rruga, ku përfundoi në vendbanimin e një banuesi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa, 25-vjeçari me origjinë shqiptare, me banim në zonën e Conegliano ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital, i cili është jashtë rrezikut për jetën.