LUSHNJE- Dy të vdekur, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm , orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër.
Në këtë aksident janë përplasur dy makina "Benz" njëra me drejtues 29-vjeçarin Eldi Gjini, banues në Pirrë, Lushnje, dhe makina tjetër që drejtohej nga Idajet Toshkollari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje. Për pasojë kanë ndërruar jetë 64-vjeçari Idajet Toshkollari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet, 62 vjeçarja me inicialet H.H. Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i Eldi Gjinit që më pas ka përplasur makinën e Idajet Toshkollarit. Makina e këtij të fundit ka përfunduar në një kanal anash rrugës.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e pasagjeres që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa shoferi i mjetit tjetër Eldi Gjini është shoqëruar në polici.
-
ULNI SHPEJTESINE NATEN,,,DHE HAPNI SYTE,,,MAKINA NUK ESHTE LODER,MOS E KALONI 100 KM NE ORE..... NDRYSHE JU HAJNE SORRAT..
Përgjigju -
O Zot, si nuk kaloj nje dite pa akasidente me pasoja te renda si ne kete rast. Si nuk po ndergjegjesohemi se automjetet nga te nevojshme ne perditeshmerine e punet tona, kur nuk respektohen rregullat apo abuzohet ne forma te tjera, kthehen ne vrases. Ngushellime familjeve!
Përgjigju









Komente
Komento