Aksident ‘zinxhir’ në autostradën Fier-Vlorë, përfshihen 9 makina te kthesa e Pojanit! Dy gra të plagosura, 3 drejtuesit e foshnja 1 vjeçe dërgohen për kontroll mjekësor! Krijohet trafik (VIDEO)

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.

Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 2 gra kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Gjithashtu për kontroll mjekësor edhe 3 shoferë të mjeteve dhe foshnja 1-vjeçe.

“Rreth orës 15:00, në bypass-in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe, dhe një foshnjë 1 vjeçe”, sqaroi policia vendore për dinamikën e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

Por vetëm pak minuta pas aksidentit zinxhir të ndodhur pasditen e sotme në bypass-in Fier-Vlorë, disa metra më larg, dy automjete të tjera janë përplasur me njëra-tjetrën, vetëm me dëme materiale, duke e çuar në 9 numrin e makinave të përfshira në aksident.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Qeveria hije e PD-së dhe emrat e ministrave nëse fiton më 11 maj? Alimehmeti: Shikoni kush prezanton programin sipas fushave dhe mbani shënim me laps!

Qeveria hije e PD-së dhe emrat e ministrave nëse fiton më 11 maj? Alimehmeti: Shikoni kush prezanton programin sipas fushave dhe mbani shënim me laps!