Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës. Aksidenti ka ndodhur pranë Postës Qendrore kur një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volksëagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Përplasja bllokoi përkohësisht qarkullimin në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në vendngjarje mbërriti policia, që siguroi zonën dhe normalizoi trafikun, ndërsa hetimet për shkaqet e plota janë në vijim.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Komente











