VLORË - 2 të vdekur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara pasditen e sotme në Durrës dhe Vlorë. Në afërsi të mbikalimit të Shkozetit një e moshuar është përplasur fillimisht nga kamioni me targë KS 03-982 DC dhe më pas e ka goditur dhe një tjetër kamion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në mënyrë tragjike.
E moshuara identiteti i së cilës nuk dihet po ecte në anë të rrugës kur është përplasur nga automjetet. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Aksidenti tjetër me pasoja fatale në jetë njerëzish është shënuar në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Makina tip Peugeot me targa VL 2067D që drejtohej nga Mirjana Cani, 31 vjeç është përplasur me një fouristradë Range Rover. Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 31-vjeçarja Mirjana Cani.
Trupi i pajetë i 31-vjeçares është nxjerrë nga automjeti më vështirësi për shkak të dëmtimit rendë të mjetit. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në fouristradë. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara më të cilën lëviznin mjetet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO