Aksidentet, 2 polic të vdekur
dhe 7 të plagosur në pak javë

Aksidentet, 2 polic të vdekur<br />dhe 7 të plagosur në pak javë
“Ditë të vështira” për punonjësit e policisë që cdo ditë janë në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë në mbarë vendin. Aksidentet rrugore po mjelin më tepër viktima në rradhët e policisë se sa vetë kriminelët.

Javët e fundit 2 punonjës policie kanë gjetur vdekjen dhe 7 janë plagosur në aksidente rrugore. Sipas burimeve të shqiptarja.com, forcat e policisë kanë shumë vështirësi në mirëmbajtjen e automjeteve që janë tepër të amortizuar dhe shumë shpesh mbeten pa karburant.


AKSIDENTI NE PERMET
Aksidenti më i fundit është ai vdekjes së dy punonjëseve të lartë të policisë së Përmetit. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë. Viktimat janë 43 vjecari Petrit Lala, oficer i policisë, specialist krimesh, i cili vdiq në vend, dhe Nuri Kërcani, shefi i policisë së Përmetit, i cili ndërroi jetë në spital. Kërcani u transportua në gjendje të rëndë në spital, por për mjekët nuk arritën të bënin shumë për të shpëtuar jetën e tij, duke qenë se gjendja ishte kritike. Mjeti i aksidentuar është një “Mercedes Benz” me targa DR 6279. Automjeti është përplasur me bordurën e urës së Veroniqit, pasi dyshohet të ketë rrëshqitur në asfaltin e lagur nga shiu.

AKSIDENTI NE PEQIN
Aksidenti ndodhi në datë 24 nëntor. Dy efektivë të policisë së qarkullimit rrugor janë plagosur pasi makina në të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në Peqin.Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur Bishqem. Makina me targa Policia 2030 pasi ka dalë nga rruga është përmbysur, për pasojë janë plagosur 2 punonjësit e policisë të identifikuar Rexhep Hyra, dhe Xhelal Topi. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

AKSIDENTI NE ELBASAN
Aksidenti ndodhi më 21 nëntor në zonën e trenit, ku një mjet tip Mercedez-Benz me targa SH 7430 C u përplas me automjetin e patrullës së policisë së Elbasanit.
Të aksidentuar kanë mbetur tre efektivë të policisë dhe dy persona civilë.

NGJARJA NE RRESHEN
Ndërkohë që pak ditë më parë kamerat e Bashkisë Rrëshen fiksojnë automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, dhe pak minuta më pas shënohen vjedhje spektakolare në mes të qytetit. Videja u denoncua dhe u publikua ne shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online