Aksidentet, 7 police rrugor
të plagosur në 3 ditë 

Aksidentet, 7 police rrugor<br />të plagosur në 3 ditë 
PEQIN- “Ditë të vështira” për punonjësit e policisë që cdo ditë janë në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë në mbarë vendin. Brenda 3 ditësh 7 punonjës policie janë plagosur në dy aksidente rrugore me makinën me të cilin kryenin shërbimin e patrullimit. Ndërsa në Rrëshen kamerat fiksuan automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, ndërsa pak minuta më pas shënohet një vjedhje spektakolare në mes të qytetit. Sipas burimeve të shqiptarja.com, forcat e policisë kanë shumë vështirësi në mirëmbajtjen e automjeteve që janë tepër të amortizuar dhe mbeten pa karburant.

AKSIDENTI PEQIN

Aksidenti më i fundit është ai i ndodhur sot në mëngjes në Peqin. Dy efektivë të policisë së qarkullimit rrugor janë plagosur pasi makina në të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në Peqin.Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur Bishqem. Makina me targa Policia 2030 pasi ka dalë nga rruga është përmbysur, për pasojë janë plagosur 2 punonjësit e policisë të identifikuar Rexhep Hyra, dhe Xhelal Topi. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

AKSIDENTI NE ELBASAN
Aksidenti ndodhi më 21 nëntor në zonën e trenit, ku një mjet tip Mercedez-Benz me targa SH 7430 C u përplas me automjetin e patrullës së policisë së Elbasanit.
Të aksidentuar kanë mbetur tre efektivë të policisë dhe dy persona civilë.

RRESHEN
Ndërkohë që pak ditë më parë kamerat e Bashkisë Rrëshen fiksojnë automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, dhe pak minuta më pas shënohen vjedhje spektakolare në mes të qytetit. Videja u denoncua dhe u publikua ne shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS