Aksidentet, bilanc lufte në 2013
2 mijë aksidente me 290 të vdeku
Aksidentet rrugore për vitin 2013 kanë shkaktuar 290 viktima. Këtë vit kanë ndodhur 2 mijë aksidente. Flet për A1 Report shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tola.
TIRANE - Aksidentet rrugore për vitin 2013 kanë shkaktuar 290 viktima. Një bilanc lufte, me 2 mijë aksidente në të gjitha akset rrugore të Shqipërisë. Këtë fakt e bën me dije shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tola, i cili thotë se në 3 muajt e parë të vitit 2014-të masat e marra do sjellin ndryshimin e pritur.
E ndërsa policia rrugore është hedhur e gjitha në sulm për të sistemuar kaosin urban, gjatë përdorimit të rrugës nga drejtuesit e mjeteve, viti 2013 është mbyllur me një bilanc të frikshëm për sa i përket aksidenteve me 290 viktima. Këtë e bënë me dije për A1 Report shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tola.
Sipas tij, për tre mujori i parë i këtij viti do të sjellë dhe ndryshimet e dukshme në respektim të kodit rrugor si dhe të infrastrukturës në sinjalistik.
E kur shkaqet janë nga më të ndryshmet nuk kanë munguar as shoferët e kallëzuar në prokurori për shkeljet rrugore, si dhe vendosja e policëve civil në semaforë për të ndëshkuar cilindo shkelës.
“Askush nuk do të jetë më i paprekshëm nga policia dhe të gjithë shkelësit do të ndëshkohen. Ne kemi hequr makinat e deputetëve që shkelnin rregullat dhe do të ndëshkohet kushdo”, ka thënë Tola duke folur për A1 Report.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44