Aksidentet/ Ja si mund të ankohesh për vonesat në dëmshpërblimin nga sigurimet

Aksidentet/ Ja si mund të ankohesh për vonesat në dëmshpërblimin nga sigurimet

Foto ilustruese

Në rast se keni bërë një aksident dhe ndonëse nuk jeni fajtor, kompanitë e sigurimeve po ju sorrollasin për dëmshpërblimin, tashmë ka një mënyrë të thjeshtë për t’u ankuar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) njofton se duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar zbatimin e një regjistri të ri, si një platformë për depozitimin e ankesave të konsumatorëve. Platforma online e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare, nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Kjo Platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj, thotë AMF.

“Fillimi i kësaj Platforme të re është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit. AMF është e angazhuar dhe ka prioritet të punës së saj, mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit dhe investitorit”, thuhet në njoftim.

Si të ankoheni

Hapi i parë: Klikoni http://amf.gov.al dhe në menunë Mbrojtja e Konsumatorit zgjidhni nënmenunë Trajtimi i ankesave të konsumatorëve.

Zgjidhni opsionin Depozito Ankesë Online për të aksesuar modulin e depozitimit të ankesave online.

Hapi i dytë: Pasi keni klikuar opsionin e depozitimit të ankesave online do ju shfaqet moduli përkatës. Klikoni në njërën nga butonat e Depozito Ankesë për të vazhduar me depozitimin e ankesës suaj.

Hapi i tretë: Në secilin rast do të shfaqet formulari online ku ju mund të plotësoni detajet tuaja të ankesës. Të gjitha fushat me * duhen plotësuar, për të patur sa më shumë detaje për zgjidhjen e ankesës suaj.

Pasi të keni dërguar me sukses ankesën tuaj, ju do të merrni një email me konfirmimin e dorëzimit të ankesës suaj dhe një numër reference, e cila do të përdoret për të kontrolluar statusin e ankesës suaj në vazhdimësi.

Për të kontrolluar statusin e ankesës suaj veproni si më poshtë: Në modulin e depozitimit të ankesës online klikoni butonin Kontrollo Statusin. Në formën që do të hapet plotësoni sipas udhëzimeve adresën e email që keni vendosur gjatë plotësimit të ankesës, si dhe numrin e referencës që ju është dërguar me email.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ?? 001 PD: 20/02/2019 08:09

    Dmth mire qe tallen te gjithe me ne por te fillojne burokracite dhe vonesat me portalet tani .Kam pas nje rast te tille me Sigurimet Atlantik per te marre demshperblim per makinen ku nuk isha une fajtori dhe me zgjati 3 muaj,mashtruesa kalibri.dhe si perfundim mora nje vlere qesharake. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës