Janë disa raste kur në rast se përfshiheni në aksident, me ose pa faj, nuk përfitoni dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit. Autoriteti i Mbikëqyrjes financjare po diskuton arstet kur nuk parashikohet dëmshpërblimi, por deri tani janë 6.
“I siguruari i humbet të drejtat që rrjedhin nga sigurimi kur drejtuesi nuk e përdor mjetin në përputhje me qëllimin, për të cilin ai është i destinuar të përdoret. Drejtuesi nuk ka leje të vlefshme të drejtimit të mjetit motorik, sipas kategorisë apo tipit të mjetit, përveç rasteve të përdorimit gjatë mësimeve të drejtimit të mjetit, kur ky drejtohet nga kandidati drejtues, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara për procesin e mësimit.
Kur drejtuesit të mjetit motorik i është konfiskuar leja e drejtimit, i është ndaluar të drejtojë tipin dhe kategorinë e mjetit apo i është ndaluar përdorimi i lejes së drejtimit, të lëshuar nga një shtet tjetër për në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kur drejtuesi drejton mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit, mbi kufijtë e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike apo psikoaktive. Kur drejtuesi e shkakton dëmin qëllimisht dhe aksidenti ndodh për shkak të defekteve të ndjeshme teknike të mjetit dhe drejtuesi ka qenë në dijeni të këtyre rrethanave”, - thuhet në ligjin për sigurimin e detyrueshëm të makinave.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com