Aksidentet, Ministri Tahiri
vendos masat ekstreme

TIRANE- Pasi ka kryer analizën për shkak të numrit të madh të aksidenteve rrugore në vend, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Policisë së Shtetit, të marrë masa ekstreme kryesisht për të arrestuar çdo drejtues mjeti që gjendet nën ndikimin e alkoolit dhe të nisë për të penalitete duke përdorur si akuzë nenin 291 të Kodit Penal, që parashikon për ta masë deri në tre vjet burg.

Në strategjinë që Ministria e Brendshme do të përdorë që nga e shtuna e kësaj jave e në vazhdim për të ulur numrin e aksidenteve mbetet plani konkret i arrestimit të shoferëve të dehur, që deri më parë praktikohej vetëm me heqje patente. Procedimit penal nuk do t'i shpetojnë as drejtuesit pa patentë, apo edhe mosbindja e shoferëve ndaj sinjalizimeve të punonjësve të policisë.

Mosbindja ndaj policit dhe fyerja e tyre nga drejtuesit e mjeteve, është një veprim që është parë shpesh në rrugë dhe që ka ulur ndjeshëm personalitetin e policit të qarkullimit rrugor, ndaj ministri i Brendshëm ka vendosur të këshillojë Policinë e Shtetit se në këtë rast, duke parë edhe praktikën ligjore, mund të arrestojë ata dhe t'i çojë për ndjekje penale.

Pavarësisht se për këto veprime edhe më parë Kodi Penal parashikonte procedime, ato nuk janë kryer. Por praktika e re që do të ndjekë policia do të duhet të japë efektet vetëm atëherë kur policia do të ketë provat e mjaftueshme për të bindur gjykatat për procedime penale dhe burgosje sidomos në pikën e shoferëve të dehur.

Marrë nga Top-Channel
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)