Sipas një studimi të bërë në EUROSTAT vendi ynë rezulton si një ndër vendet më të rrezikshme, për shkak të viktimave të aksidenteve rrugore.
/Shqiptarja.com
Shqipëria është një ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë.
Në vend të parë renditet Kazakistani, në vend të dytë Kirgistani, e treta vjen Rusia dhe në vend të katër Shqipëria, shumë pranë kë Taxhikistanin.
Në hartën e publikuar nga Eurostat, Shqipëria është në vendet e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ku hyn vendet me vdekshmëri 20-25 persona për 100 mijë banorë.
Vendet me të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë jeshile dhe në vend të parë për sigurinë rrugore është Norvegjia me 0-3 viktima për 100 000 banorë ndërsa pas saj renditet Malta, Suedia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

Er.K/Shqiptarja.com











