Aksidentet në tre ditët e fundit, policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Moderoni shpejtësinë

Policia Rrugore ka shtuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, por kërkojnë të rrisin vëmendjen e drejtuesve pas aksidenteve të tre ditëve të fundit, vetëm dje katër të tillë me katër të vdekur e tre të plagosur. Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një deklaratë për shtyp këshilloi shoferët  të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme.

“Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike”, sqaron polica.

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë ndaj apelon që ata  të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit; të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë. 

“Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse. Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar”,- apelon policia.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 03/08/2018 22:18

    Ashpersoni masat!Ndryshe nuk do kete rezultate me gjoba 1000 leshe,bllokimjeti 3 muaj gjobat mbi 10000 dhe lart

    Përgjigju
  • trushpelari: 03/08/2018 19:34

    O kapitalizem i dhjere ç'fare po i ben Botës. U mbush gjithe dynjaja me teneqe me rrota, vetem per fitimet e kompanive te teneqeve, e me e forta kete idiotllek e maskarallek e shpallin si gjoja 'liri e demokraci'?!!... Po idiotet dele, s'kuptojne asgje e baresin gjithe diten e dites, derisa lene kockat neper rruge si qener, e prap vazhdojne avazin. Skote e felliqur karkalecesh...

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/08/2018 18:49

    Perpara demokracise makina kishte frike nga njeriu mbasi masat ishin shume te rrepta deri skualifikim te shofereve tani vetem heqja patentes pergjithmone se me gjoba nuk marrin vesh stabilizohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës