Aksidentet për 2014, 5 më pak se
viti 2013, pezullohen 4800 patenta

TIRANE - Viti kalendarik 2014 ka qenë më pak i përgjakshëm për rrugët e qarkut të Tiranës krahasuar me vitin 2013. Kështu gjatë vitit që lamë pas, sipas statistika të komisariat të Policisë Rrugore në kryeqytet, rezultojnë për vitin 2014, 621 aksidente, ku kanë humbur jetën 40 persona, ndërsa për të njëjtën periudhe të vitit 2013 janë regjistruar 649 aksidente me 45 të vdekur. Pra, janë shënuar 5 aksidente me vdekje më pak se viti 2013. 

Po kështu, nga ana e policisë rrugores janë pezulluar rreth 4800 patenta më shumë se viti 2013 vit në të cilin janë pezulluar vetëm 979 leje drejtimi.

Policia Rrugore për vitin 2014 ka vendosur rreth 219 mijë gjoba ose e thënë ndryshe 92 mijë gjoba më shumë se viti 2013. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e policisë qarkut Tiranë bëheht me dije se vlera totale e gjobave është 235 milion lekë të rinj.

Sakaq, për periudhën prill-dhjetor janë referuar në prokurori nga drejtoria e policisë së Qarkut Tiranë për ndjekje penale 1085 drejtues mjeti nga të cilët 654 persona të arrestuar në flagrancë , dhe 431 persona të ndjekur në gjendje të lirë. 

Ndërsa për vitin 2014 janë vendosur rreth 217 mijë gjoba ose 50% më shumë se vitit 2013. Vlera totale e gjobave është 235 milion lekë të rinj rreth, ku janë rrititur arkëtimet me 54% më shumë krahasuar me vitin 2013.

Vlen për tu përmendur plani i masave të ndërmarra nga drejtoria e policisë rrugore të kryeqytet për shoqërimin e eskortës se Papës të cilat ishin në standardet e nivelit Evropian.

Po kështu edhe gadishmërinë e policisë rrugore për masat anti-alkool për natën e Bardhë, për festat e 28-29 nëntorit, natën e Krishtlindjeve, dhe Viti I Ri, ku për herë të parë nuk u shënua asnjë viktime dhe asnjë incident me pasojë të rëndë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike