Aksidentet, përgjaken sërish
rrugët në 48 orë 6 të vdekur 
VD/Aksident në Lezhë, 2 të vdeku

Gjashtë viktima nga aksidentet rrugore në vetëm 24 orë. Ky është bilanci dramatik i i rrugëve tona, ku numri i viktimave si pasojë e aksidenteve është thuajse i përditshëm.

Pas tre të vdekurve në aksin Gjirokastër-Tepelenë pasditen e të dielës, po tre është numri i viktimave i regjistuar mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë dhe Korçë. 

Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 të rinjtë, Defrim Balla, 25 vjeç, banues në Bulqizë i cili ka qenë drejtues i metit me targa TR 0143 M si dhe Agron Rushiti, 20 vjeç, banues në Bulqizë, pasagjer në këtë automjet dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Dy automjetet njëri Benz me targa TR 0143 M dhe tjetri Benz ma targa LA 9785 A janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit Benz TR0143 M dhe pasagjerin që udhëtonte më të. 

Mjeti i viktimave është shkatërruar thuajse plotësisht nga goditja e fortë e mjetit tjetër. Dyshohet se ata i kanë prerë rrugën mjetit me targa LA 9785 A i cili udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës.

Ndërsa personat që udhëtonin në mjetin Benz LA 9785 A që drejtohej nga B.M. i shoqëruar nga e ëma T.M 65 vjeçe dhë bashkëshortja B.M 32 vjeçe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti
(Aksidenti në Fushe-Milot)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet