TIRANË - Aksidentet rrugorë mbeten një problem shqetësues për Shqipërinë, ndërsa me futjen në fuqi të kodit të ri rrugor ministria e brendshme ka prezantuar këtë të martë fushatën e ndërgjegjësimit për parandalimin e aksidenteve.

Sipas ministrit të Brendshëm siguria në rrugë është sfidë e përbashkët, por në fjalën e tij ai pati dhe një mesazh për prindërit të cilët nuk tregojnë kujdesen teksa fëmijët e tyre drejtojnë mjetet në rrugë. 

Më mirë djali pa patentë në shtëpi se sa patenta pa djali u shpreh në fjalën e tij ministri, duke rikujtuar në këtë mënyrë se shkelësit e rrugës do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.Fjala e plotë e Ministrit Tahiri 

Statistika flasin për 150 aksidente më pak krahasuar me vitin 2013, por sërish bilanci i aksidenteve në rrugët shqiptare mbetet i lartë fakt ky i vënë në dukje dhe nga ministri Tahiri i cili u shpreh se në aksidente humbin jetën më shumë njerëz se sa në ngjarje kriminale.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)