Aksidentet rrugore, eksperti në Report Tv: Kemi shtim, shoferët nuk e dinë që makina është një ‘armë’! Juristi: Duhet të forcohet edukimi i qytetarëve për rregullat e qarkullimit

Eksperti i sigurisë rrugore, Ergys Muzhaqi tha se automjeti në dorën e një shoferi të papërgjegjshme shndërrohet në një “armë” që mund të vrasë. I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti deklaroi se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet në rrugë, ndërsa theksoi se në shumicën e rasteve faji ka qenë i shoferëve.

“Kemi shtim të aksidenteve. Kemi një nivel pakujdesie të llahtarshme edhe nga përdoruesit e mjeteve edhe nga këmbësorët. Mënyra sesi formohen shoferët lë shumë për të dëshiruar. Automjeti ështe armë, vret,  shoferët nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.”, tha ai.

Ndërkohë krejt ndryshe mendon juristi Rober Kerati, i cili tha se aksidentet fatale sipas statistikave janë ulur. Juristi tha se për të parandaluar aksidentet e mundshme, fokusi i institucioneve parandaluese duhet të jetë te qytetari, pasi  duhet të edukohen që në shkollë lidhur me rregullat e qarkullimit.

“Statistikat tregojnë që kanë një rënie të aksidenteve me pasoja fatale, kurse opinioni ka një reagim të fortë. Ka një ndjeshmëri kohët e fundit, kjo sepse ka shumë kamera, janë evidentuar nga shtypi dhe sensibilizimi do të jetë më i madh. Në të dyja rastet edhe shoferët edhe këmbësorët kanë problematikat e tyre. Drejtuesi i mjetit është evident dhe person i parë përgjegjës, por po punohet shumë në këtë drejtim, me shpejtësinë, drogën dhe alkoolin. Me drejtuesit e mjeteve do t’i ndjejmë efektet pas disa muajsh, te qytetarëve nuk është e njëjta situatë, nuk po punohet njësoj.”, u shpreh ai.

Sipas Muzhaqit, masat parandaluese duhet të përqendrohen te shoferët. Kokretisht ai përmendi patentat, që sipas tij, kursi për të marrë diplomën duhet të jetë më afatgjatë, në mënyrë që të rinjtë të dalin më të përgatitur në rrugë.  

"Të synojmë te drejtuesit, por edhe te përdoruesit e tjerë të rrugës, për të rritur edukatën e rrugës. Patenta duhet të jepet më e studiuar. Praktika duhet të zgjatet patjetër.", tha ai. 

Pasditen e kësaj të marte u regjistrua një tjetër aksident i rëndë në Tiranë. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tiranës në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh është prangosur nga policia.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 17/05/2022 22:01

    Ne rradhe te pare makinat duhet te zbatojne rregullat e qarkullimit duket qe juristi nuk e njeh trafikun sikur te dicitalizohen rruget me shume se gjysma makinave gjobiten mbasi makinat ecin me shpejtesi se nuk ka radare brenda qytetit qe ti gjobise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin