KORCE- Aksidentet rrugore janë kthyer në një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës. Ndërkaq, situata është më problematike në zonat e thella malore.
 
Drejtori i përgjithshëm i Rrugëve në këtë qark, Gentian Pere, sqaron se janë evidentuar njollat e zeza në hartën rrugore të këtij qarku, ku aksidentet janë më të pranishme.
 
Pere gjithashtu rendit edhe disa problematika të tjera në akset rrugore të këtij qarku, që sipas tij janë edhe burim aksidentesh.

“Kemi evidentuar një rast shumë emergjente, një rast të dëmtimit të tabelave horizontale. Kjo në muajin e fundit është në një sasi më të madhe se në muajin janar dhe për këtë jemi drejtuar edhe policisë njëkohësisht në kuadër të sigurisë rrugore. Ne kemi propozuar vendosjen e sinjalistikës pulsuese, të verdhë për të parandaluar aksidentet”, tha Pere.
 
Drejtori i Rrugëve bën me dije se po punohet edhe me Policinë Rrugore për të reduktuar numrin e aksidenteve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)