Aksidentet rrugore në rritje, ekspertët e qarkullimit: Moshat e reja shkaktarët kryesorë, ecin me shpejtësi dhe nën ndikimin e alkolit

Të rinjtë shkaktojnë me tepër aksidente nga moshat e tjera pasi qarkullojnë me shpejtësi ose nën ndikimin e alkolit dhe të substanceve narkotike. Eksperti i i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, tregon për Report Tv moshat më në rrisk në rrugë.

"Në përgjithësi janë ato 24-30 vjecë që është edhe grupmosha më e madhe për punë, më aktive dëmtimi i kësaj grupmoshe normal që e cënon shumë shoqërinë" - tha Sulçe.

Sjellja e drejtuesit të mjetët është faktori më me peshë për shkaktimin e një aksidenti, sipas Instat.  89,9% e këtyre ngjarjeve në muajin shtator ndodhin për këtë fakt. Cilësia e automjetit renditet si një faktor që ka ndikim shumë të vogël

"Tejkalimi i shpejtësisë së tyre në rrugët interurbane  dytësore apo edhe ne rrugët urbane por njëkohësisht kjo e gërshetuar edhe me infrastrukturën rrugore. Cilësinë e mjeteve që janë në vëndin tonë edhe ato kanë një ndikim të vogël në përfshirjen e aksidentve" - shprehet Sulçe, ekspert i qarkullimit rrugor.

Ministria e Infrastrukturës ka hartë me njollat e zeza që konsiderohen burim aksidenti. Në vend të parë janë degëzime të rrugëve interubane dytësore me rrugët anesore sekondare. Rrugët më të rrëzikshme janë nga Lezha deri në Shkodër,  dhe nga Elbasani deri ne Korçë .

"Ne kemi rrugë interurbane dytësore sic është rruga nga Lezha deri në Shkodër apo dhe rruga nga elbasani deri në korcë këto rrugët interurbane dytësore kanë një problematik të madhe. Janë përcaktuar një pjesë e pikave të zeza dhe këto janë pak ashume në këtë zonë që permenda" - shprehet Sulçe.

Ekspertët janë të mendimin e parandalimi është çelësi për uljen e numrit te aksidenteve në vend. Kjo do të arrihet nëpërmjet studimit të rasteve dhe bashkëpunimit të nivelit qendror dhe vendorit në menynë që të shpëtojmë sa më shumë jetë.

"Trafiku duhet menaxhuar në mënyrën e duhur në mënyrë që cdo përdorues i rrugës të lëvizi në harmoni me rrugën ta ndajn sëbashku në menyrë harmonike. Mendoj që duhet punuar thellë dhe duhet bashkëpunuar, duhet punuar në grup me të gjitha palët të cilët janë pjesë e aksidenteti rrugor sic është Pushteti lokal dhe pushteti qëndror. Mos të shifet më aksidenti si një statistik" - tha Sulçe.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë