Aksidentet rrugore, specialisti i sigurisë rrugore: Ndikojnë stresi dhe i nxehti, policia të ndërhyjë të lirojë trafikun kur ka bllokime

Tre persona humbën dje jetën në aksidente rrugore, ndërkohë që ditët e fundit përplasjet e makinave bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Specialisti i sigurisë rrugore, Arben Luzi thotë se pjesa dërrmuese janë për faj të drejtuesve të mjeteve prandaj sugjeron që policia të përqendrohet në këto ditë të nxehta vere në zona ku ka më shumë lëvizje me qëllim shmangien e radhëve të gjata të trafikut.

Vende ku qarkullimi nuk ecën, vapa dhe faktorët e tjerë ndikojnë në drejtuesin e mjetit, por dhe te përdoruesit e tjerë të rrugës, si kalimtarët, duke u gjendur gjithmonë për presionit të vazhdueshëm. Rritet rrisku për të gabuar dhe gabimet mund të bëhen dhe fatale, Jini të kujdeshshëm sepse dhe koha e kushtet atmosferike që drejtojnë mjetin janë të disfavorshme. Vapa, problemet familjare" thotë  Luzi në një intervistë për Report TV. 

Policisë u kërkon të bëjnë gjithçka që të lirojnë trafikun me qëllim që drejtuesit e mjeteve të mos qëndrojnë me orë të tëra në trafik. Ai tha se radhët në vapë ekstreme shkaktojnë stres dhe në këto kushte rritet edhe rrisku për aksidente rrugore.

"Pjesa dërrmuese janë për faj të drejtuesve ë mjeteve. Stresi dhe i nxehti ndikojnë" nënvizon Luzi.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat