Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitaht Tola, i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ka folur për sa i përket gjendjes aktuale të qarkullimit rrugorë, problematikave të akseve rrugore si dhe për aksidentet.
Tola shprehet se sinjalistika në akset rrugore mbetet problem, por sipas tij ka një rol të vogël në aksidentet rrugore, pasi sipas tij 97% e këtyre aksidenteve kanë si shkak gabimin njerëzor.
“Është e njohur problematika e akseve rrugore në Shqipëri, ka mungesë të sistemi të sinjalizimit, ka ndërprerje të rrugëve kryesore me rrugë dytësore, ka probleme në sipërfaqet e rrugëve, ka problematika,por po t’i shohësh aksidentet rrugore në Shqipëri, 95 deri në 97% e tyre ndodhin gjithmonë për shkak të gabimit njerëzor, pra drejtuesit të mjetit”, u shpreh Tola në studion e Rerpot Tv.
Tola shtoi se drejtuesit e mjeteve duhet të marrin masa për ta përshtatur shpejtësinë në raport me rrugën, me kushtet atmosferike, me trafikun, në mënyrë që të mbërrijnë të sigurt për atje ku është nisur.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, ka identifikuar edhe akset rrugore më të rrezikshme në Shqipëri.
“Aksi rrugor nga Fushë-Krujë në drejtim të Shkodrës, mbetet një aks i rëndur edhe për shkak të mjeteve të shumta që lëvizin. Ka ndërprerje me kryqëzime dhe mjete që lëvizin me shpejtësi të ndryshme të cilat mund të çojnë në aksidente. Aks tjetër është aksi që çon nga Shkëmbi i Kavajës në drejtim të Rrogozhinës, nga Levan për në Tepelenë, për shkak të përmirësimit që këto akse rrugore kanë përftuar, drejtuesit e mjeteve mendojnë se mund të ecin me shpejtësi më të larë dhe tejkalimi i normave çon në aksidente”, tha Tola duke shtuar se tabelat kufizuese të shpejtësisë në disa akse rrugore është janë të papërshtatshme.
Ai ka zbuluar se tashmë është në hapa të para, fillimi i auditimit të rrugëve për sa i përket tabelave rrugore dhe brenda 6 muajsh deri në një vit, ky proces do të ketë përfunduar.
Tola ka bërë edhe një “paralajmërim” për drejtuesit e mjeteve, duke u bërë të ditur se përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të makinës nuk do të tolerohet.
Në studion e Report TV, kreu i Policisë Rrugore, ka zbuluar se së shpejti do të funksionojë edhe një strukturë e re në polici, e cila do të ndëshkojë të gjithë drejtuesit e parregullt të rrugës në qytete të tjera, ku policia lokale në qytetet e vogla e kanë të vështirë ndëshkimin e tyre, pasi i njohin pothuajse të gjithë drejtuesit e mjeteve.
“Kemi ngritur një strukturë e cila do të do të merret me ndëshkimin e përdoruesve të celularit, e cila do të jetë e shpërndarë në të gjitha policitë lokale ku efektivët e kanë të vështirë dënimin e qytetarëve pasi i njohin pothuajse të gjithë. Struktura do të jetë e pajisur me makina, motoçikleta dhe pajisje të cilat dallojnë automatikisht përdorimin e celularit dhe vendosjen e rripit”, deklaroi Tola në studion e emisionit “Rreze Dielli”.
/Shqiptarja.com