Aksidenti i Helikopterit të FA
shkarkohet Shefi i Sigurisë

Hetimet për rrëzimin e helikopterit ushtarak në Liqenin e Shkodrës me pasojë vdekjen e dy pilotëve kanë nxjerrë shkeljen e rregullave të ushtarakut në detyrë për shefin e sigurisë së bazës ajrore në Farkë, Altin Lama.

Pas kësaj shkelje ai është shkarkuar nga detyra dhe kjo konfirmohet për Report Tv nga Ministria e Mbrojties.

Më 6 Prill, Altin Lama duhet të ishte në detyrë për të firmosur mbi lejen e fluturimit dhe dhënien përfundimtare të "OK"-it për fluturimin e dy pilotëve Donald Hoxha dhe Floran Delia.

altin lama

(Ish-shefi i Sigurisë së Helikopterëve në bazën e Farkës, Altin Lama)

Por Lama rezulton se atë ditë ka qenë fiktivisht në punë pasi në realitet ai ka qenë i angazhuar me një fluturim civil i kontraktuar nga "Shega Air".

Por referuar faqes së tij në rrjetin social Facebook Lama prej kohësh ka pozuar dhe hedhur postime në drejtimin e një helikopteri privat dhe një charteri privat.

Nuk dihet nëse ka qenë hetimi ai që ka nxjerr në pah këtë shkelje apo për aktivitetin në kundërshtim me detyrën forcat ushtarake kanë patur informacion dhe më parë.

Tre pilotë të rregjimentit të helikopterave, u nisën në 6 prill nga baza ajrore e Farkës drejt Shkodrës për një stërvitje rutinë, duke improvizuar një operacion kërkim-shpëtimi, por dy pilotët dhe helikopteri i modelit “EC-145” i blerë 6 muaj më parë nga “Eurocopter” Francë, nuk u rikthyen në bazën e Farkës, duke përfunduar në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Fluturimi nisi mesditën e 6 prillit në ora 12:10 nga baza ajrore e helikopterëve në Farkë dhe në ora 13:45 minuta helikopteri ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit në Rinas.

Pilotët Donald Hoxha dhe Floran Delia s’kanë braktisur helikopterin deri në momentet e fundit duke gjetur vdekjen. Ndërkohë shoqëruesi ushtari profesionist Gerald Baramuça, mundi të hidhej më parashutë nga bordi i helikopterit duke shpëtuar nga ky incident tragjik, vetëm me një krah të thyer dhe një të çarë në kokë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues