TIRANË - Aksidenti tragjik i deputetit Sokol Olldashi, ishte në qendër të emisionit “Urbanika”, në A1 Report, i drejtuar nga gazetarja Mirjeta Ngjela. "Aksidenti fatal i një politikani", është diskutuar gjërësisht për aksidentin, ekspertët e ftuar në studio, kanë deklaruar se, nëse Olldashi do kishte pasur rripin e sigurimit, atëherë ai nuk do të kishte pësuar dëmtime të shumta.
Të ftuar në emisionin e sotëm janë, Fatmir Hasho, inxhinier i sinjalistikës rrugore, Demir Osmani, specialist i sigurisë në rrugë, Mimoza Koçiu, gazetare, Sami Neza gazetar dhe Edlira Gjoni, gazetare.
Sipas ekspertëve të sigurisë në rrugë, problemi më i madh i shqiptarë aktualisht është zbatimi i ligjit, pasi ato për vendin tonë janë shumë të mirë. Sipas inxhinierit, Hasho, nëse deputeti Olldashi do të kishte mbajtur rripin e sigurisë, nuk do të kishte asnjë problem. Ai ka përjashtuar edhe shpejtësinë si shkak të aksidentit, pasi nuk ka asnjë shenjë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu sipas tij, makina me të cilën udhëtonte deputeti, nuk mund të ketë pësuar ndonjë problem.
Një tjetër shkak i aksidentit sipas të ftuarve, ka qenë edhe lagështira por fatale ka qenë pasi rruga nuk ka pasur asnjë mbajtëse anësore që të ndalonte makinën që ishte duke dalë nga rruga.
Sipas inxhinierit, Fatmir Hasho, që prej vitit 2006 nuk është mbledhur komiteti i sigurisë rrugore dhe sipas tij, çdo njeri aktualisht kur ndez makinën në mëngjes ka një armë me vete, pasi sipas tij, sjellja në rrugë në Shqipëri duhet të jetë kulturë dhe duhet të jetë një lëndë e veçantë edhe në shkollë.
Edhe për gazetarët e ftuar në studio, njëkohësisht edhe kolegë të Sokol Olldashit, kur ky i fundit ishte gazetar, kanë treguar eksperiencat që kanë përjetuar gjatë punës me të. Për gazetarin Sami Neza, Olldashi ka qenë një ndër gazetarët më të mirë gjatë kohës në vitet 1997-98 kur media e djathtë ishte nën presion dhe sipas tij qëndrimi i Olldashit përballë kësaj situate e ka formuar atë si karakter dhe si njeri.
Në fund të emisionit të gjithë të pranishmit veç mesazheve ngushëlluese që kanë dhënë për familjen e deputetit Olldashi, kanë kërkuar ndërmarrjen e një aksioni mbarëkombëtar me qëllim që siguria rrugore që është kaq problem të bëhet një çështje që të zgjidhet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com