Aksidenti i rëndë një ditë më parë në Kurbin, të plagosura 3 studente që po vinin nga Ulëza në Tiranë! Viktima i preu rrugën, duke tentuar të kthente makinën në autostradë
Viktimë nga aksidenti mbeti Agron Stojani 52 vjeç, ndërsa kanë marrë plagë të rënda 3 studente nga Ulëza, që ndodhen në Spitalin e Traumës. Mësohet se shkak për aksidentin u bë mjeti me të cilin udhëtonte viktima, i cili i preu rrugën makinës me të cilën po lëvizin tre studentet, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Gjurmët e aksidentit të një ditë më parë në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Skuraj te Kurbinit janë ende te freskëta. Njolla gjaku, mbetje makinash dhe sende personale të viktimës dhe të plagosurve është ajo çfarë ka mbetur në vendin e asindetit, ku humbi jetën 52-vjeçari Agron Stojani dhe u plagosen 3 studente nga Ulëza. Këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë dhe pavarësisht plagëve të shumta që kanë marrë mësohet se e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Ndërkohë nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes mësohet se shkak i aksidentin është bërë tentativa e viktimës për të kthyer automjetin në mes të autostradës.
Duket se 52-vjeçari nuk e ka parë automjetin ku udhëtonin tre vajzat qe po lëvizte me shpejtësi më drejtim të Milotit, duke sjell edhe përplasjen e fortë.
Segmenti i Rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen është kthyer në një aks problematik përsa i përket aksidenteve rrugore. Gjatë 4 viteve të fundit numërohen dhjetëra aksidente me viktima dhe të plagosur, ndërsa shkaqet kryesore janë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës. Ndërkohë policia rrugore ka shtuar prezencën e saj në këtë rrugë, duke vendosur masa të ashpra ndëshkimore ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, por kjo duket se nuk po jep ndikim në minimizimin e numrit të aksidenteve.