Të reja të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin e kampionit të Formula 1 Michael Schumacher. Sipas gazetës lokale franceze Dauphiné Liberé ish piloti, kishte një telekamer të vendosur në kaskën mbrojtëse që mbante në kokë.
Telekamera në fjalë, është një model i quajtur Gopro, e cila zakonisht përdoret për të filmuar skenat e sporteve amatoriale.
Në momentet e para të aksidentit, pjesëtarët e familjes së Schumacher-it, ishin shprehur se nuk do e dorëzonin telekamerën, për të ruajtur kështu privatësinë e Schumacheri-t. Dhe nëse do i referoheshin ligjeve franceze, ata kishin plotësisht të drejtë të mos e dorëzonin, pasi ka qenë një aksident dhe jo një krim.
Por tashmë policia franceze ka marrë në dorëzim imazhet, të cilat pasqyrojnë momentin e aksidentit.
Ndërkohë hetime të shumta kanë nisur për të zbardhur shkaqet e ngjarjes edhe pse sipas informacioneve të para, është thënë se Schumacher nuk ishte me shpejtësi të madhe dhe se është rrëzuar duke bërë ski teksa po mundohej të ndihmonte një person tjetër që ishte në rrezik.
7 herë kampioni botëror i Formula 1 u shtrua në spital ditën e dielë, si pasojë e disa plagëve të marra në kokë, pas rënies me ski. Dy ditë më parë menaxherja e tij Kehm, është shprehur se gjendja e Schumacher-it është e mirë, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com