ALBERTVILLE/FRANCE - Michael Schumacher, udhëtonte me shpejtësinë e një skiatori shumë të mirë, në një terren të vështirë. Kjo është ajo çka është thënë paraditen e sotme gjatë një konference për shtyp, nga hetuesit që kanë ekzaminuar imazhet e kameras që ndodhej në kaskën Schumacher-it, gjatë momentit të aksidentit.
Ata shtuan gjithashtu se ai ka qenë tetë metra jashtë pistës, kur goditi shkëmbin dhe më pas u rrëzua. Prokurori Patrick Quincy i Albertville, u ka shpjeguar gazetarëve se konferenca e shtypit ishte kërkuar nga vetë ata, për të dhënë informacionet më të fundit për mbarëvajtjen e hetimeve, mbi aksidentin që i ndodhi 7 herë kampionit të Formula 1, për të evituar kështu spekullime në lidhje me ngjarjen.
Gjatë kësaj konference për shtyp, Quincy u shpreh se janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët në vendngjarje dhe se hetimet kanë avancuar. Ai shtoi se imazhet e videos janë ekzaminuar një nga një, duke analizuar me kujdes shpejtësinë, vendin dhe dinamikën e rënies.
Përsa i përket informacioneve të fundit, në lidhje me video të tjera që pasqyrojnë aksidentin, prokurori u shpreh se nuk ka pasur kurrë komunikime zyrtare në lidhje me këtë gjë.
Në konferencën për shtyp u tha se imazhet e videos kanë konfirmuar të gjithë elementët që diheshin edhe më herët, por me i kanë ndihmuar hetuesit në ndërtimin e plotë të situatës.
Teksa po bënte ski, Schumacher ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë më pas jashtë piste, disa persona në vendngjarje kishin tentuar ti jepnin ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com