Aksidenti i tmerrshëm në Kosovë, përsëritet tragjedia, familja u shua edhe 29 vite më parë

Aksidenti i tmerrshëm në Kosovë, përsëritet tragjedia, familja u shua edhe 29 vite më parë

Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhlë. Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

Mediat kosovare mësojnë se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.

Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve. Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.

Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 09/07/2018 11:17

    E kobshme, eshte shuar nje familje e tere. Ngushellime te afermve, te behen te forte per te perballuar dhimbjen e madhe. Edhe nje here le te sherbeje si alarm per gjithe shoferet te tregojne kujdes me shpejtesine dhe rregullat e qarkullimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin